Bamirësi për pacientët me leuçemi, studentët e mjekësisë koncert për të mbledhur fonde
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 18:34
Ky është koncerti i bamirësisë i zhvilluar nga studentë të viteve të ndryshme të Fakultetit të Mjekësisë.
Koncerti "Ende ka shpresë" u organizua me një kauzë bamirësie ku të gjitha kontributet do të shkojnë për tre fëmijë, të cilët vuajnë nga sëmundjet hematologjike dhe leuçemia.
"Koncerti u realizua për tu ardhur në ndihmë tre familjeve të tre fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet hematologjike. Kemi kontaktuar me familjarët dhe këto raste i kemi zgjedhur në bashkëpunim me stafin mjekësor".
Në aktivitet performuan disa artistë dhe studentë.

