Siguria në rrugë, Sulçe: Kam zyrën te gjykata, një javë semafori i kuq, asnjë masë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 21:33
Situata e rënduar në rrugë por edhe aksidentet nuk janë pasojë vetëm e sjelljes së drejtuesve por dhe sinjalistikës rrugore.
Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore, i ftuar në emisionin "Drejt" në Rtv Ora solli një shembull nga Tirana me semaforin.
Sulçe: Kam zyrën afër gjykatës, kur kalonim aty një javë nuk punonte semafori, vetëm i kuq. U detyruam morëm 3-4 herë specialistë të bashkisë, i thamë po rrinë qytetarët në radhë. Ka gjëra të tilla që janë të rëndomta që prishin trafikun. Këtë duhet ta zgjidhë Enti Pronar i Rrugës.