Veliaj e konsideron të zgjidhur "5 Majin", nënë Liza dhe banorët e nxjerrin blof: Mos mashtro, na jep shtepitë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka kufi kur behet fjalë për përdorimin polititk të qytetarëve në territorin që administron. Pasi u shembi shtëpitë banorëve të "5 Majit" thotë se "ju bë zemra mal" për fundin e protestave, të cilat i quan histerike.

Policia ndërhyri në katër të mëngjesit në "Astir" për të larguar banorët të cilëve do tu shembeshin shtëpitë. Edhe pse protestuan për disa muaj për të drejtën mbi pronën Erion Veliaj ua mohoi dhe i largoi me dhunë.

Edhe në lagjen "5 Maji" u përsërit e njëjta situatë, dhe nuk munguan as ndërhyrjet me numër të madh policie të paisur me skafandra dhe armatime.

Nënë Liza akuzoi kreun e Inspektoratit të Territorit Tiranë, Mariglen Qato, se i kishte thënë se nuk do të lejohej të merrte asgjë.

Nënë Liza: Ju kam thënë se kam bërë ankesë. Të paktën më lini të marr robat e trupit dhe lekët që kam brenda, ilaqet, rrobat e vdekjes që i kam bërë ka vite. Vetë Mariglen Qato më ka thënë se ti nuk do të marrësh asgjë. As shpi as çfarë ke aty. Ti ke për të marrë vetëm lesht.

Në të dy rastet ishte kryebashkiaku Veliaj që u mohoi marrëveshje sipas rregullave.

Çuditërisht këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak shprehet i lumtur se edhe "5 Maji" u zgjidh, dhe madje flet dhe për vite jete që iu hoqën banorëve.

Erion Veliaj: Mu bë "zemra mal" që më në fund pas gjithë këtyre viteve jetë të shikoja nënë Lizën me drejtorin e IMT. Do të thotë se ne shqiptarët e paskemi në dorë vetë të prodhojmë dhe histeri e të theremi e të politizohemi për budallëqe. Njeriu në rastin më të mirë jeton 100 vjet, 3 vjet janë 3 përqind e jetës. Kush ti kthen pas? Mban njeri përgjegjësi meqë po flasim për politikan të përgjegjshëm?

Por deklarata e Veliajt se nënë Liza ka takuar kreun e IMT-së, Mariglen Qato, dhe se problemi i " 5 Majit" është zgjidhur me marrëveshje, u rrëzua menjëherë nga banoret e kësaj zone dhe vetë e moshuara.

Nënë Liza: Rren gjithë ditën. Pa lëshuar firmën për bonus, kontratë dhe shtëpi asgjë nuk firmos. Nuk kam takuar asnjeri aq sa kam takuar nënë e babë në varr që i kam në Mirditë. Prej tyre javësh jam  sëmurë, kam dalë nga spitali sot nga ora 3, flas me një burrë të vjetër dhe më tha ke marrë shtëpi nëna Liza. I thashë jo. Po tha po. Pas një jave e merr.

Unë as kam firmos bonus, asnjë lloj letre. Nëse ka firmosur kush të tregojë Erion Veliaj vetë. Unë dhe fëmijët e mi nuk kemi lëshuar asnjë firmë as për bonus, as për kontratë, asgjë. Por nga sot që ka gënjyer i dua shtëpinë se s'bën, Veliajt, Qatos e kryeministrit.Të më japin shtëpinë. Mos të më lënë rrugëve. Nuk dua të vdes në rrugë por në shtëpi timen. I dua shtëpinë, rrena nuk ka. Unë jam plakë, nuk rrej. U kam thënë të gjithëve kur të firmos kontratë dhe bonusin do tu tregoj. Nuk dorëzohem derisa të më merret fryma. Mos të rrejë. Nuk janë burra se me qenë burrë nuk rren. Më marrin në telefon të gjithë ke marrë shtëpinë. Ku është shtëpia? Nuk kam takuar askënd. Kam parë në rrugë policinë duke prishur shtëpitë e huaja.

Por me fol me ta, me lëshu firmë jo. I dua shtëpinë Erion Veliaj se s'bën brenda tre muajsh. Shtëpitë i ka, pallate ka të ndërtuara. Të më japë shtëpinë time. Jam me një televizor të falur. Mender teje do marr lesht. I marrtë mortja të gjithë. Rusi i shkatërroftë të gjithë, nuk ka nevojë me rrejt, me u marrë me një plakë. I shemben dhe i lanë grumbull këtu. Turpi i botës. Zi me Enver Hoxhën, më zi me Edi Ramën, ky na doli më përdreq se të gjithë.Mashtrojnë ata se kanë para boll, unë nuk kam me çfarë marr ilaçe. Me i nxjerr brirët Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmos kontratë as bonus.

Por pyetja mbetet përse Erion Veliaj nuk u tregua mirëdashës dhe tu ofronte zgjidhje banorëve para se tu shembte shtëpitë në sy të fëmijëve apo përpara se ti bënte banorët të shihnin se si u shkërmoqej investimi prej vitesh?