Nëse do të jetoja në një shtëpi me Tayna-n, do të kisha … Ervin Gonxhi nuk e fsheh mungesën e simpatisë për reperen
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” në RTV ORA me moderatoren, Roza Lati ka qenë Ervin Gonxhi.
I pyetur nëse periudhën e karantinës do të duhej ta kalonte me reperen e njohura Tayna, përgjigjja e Goxhit nuk pritej aspak.
Ndryshe nga të tjerët që do të luteshin që ky fat t'i trokiste në derë, Gonxhi tha se do ta ndante shtëpinë në dysh dhe të dy do të vazhdonin jetën e tyre.
Nëse do të jetoje në një shtëpi me Tayna-n?
"Jo nuk e besoj, nuk është në ujërat e mia."
Të ka rënë halli, të ka zënë karantina me Taynën në shtëpi. Çfarë do të bëje? Nuk është mundësi zgjedhje.
"Do kisha marrë një gips të madh, do ta kisha ndarë më dysh shtëpinë dhe do kisha parë jetën time. Nuk përputhem me këtë."
