Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Italia dhe Franca 2 shqiptarë

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Italia dhe Franca 2

Kapen nga Interpoli në Francë dhe Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, 2 shtetas të kërkuar.

Në Francë arrestimi dhe u ekstradua drejt vendit tonë, i shtetasit Tom Kaçi, 51 vjeç.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në muajin tetor të vitit 2013, në fshatin Bulshar, komuna Orosh, Mirditë, ka kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa dhe i ka transportuar ato në drejtim të Rubikut. Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romë/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar A. Q., 25 vjeç." - njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 15.01.2019, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. Q., në bashkëpunim me shtetasin I. K., dyshohet se ka trafikuar një sasi lënde narkotike drejt Malit të Zi.

Vendi Lajme itali shqiptare Kronike France ekstradim

EMISIONET