Basha në emër të opozitës: Ndryshimet Kushtetuese maskaradë, nuk janë të detyrueshme

Basha në emër të opozitës: Ndryshimet Kushtetuese

Opozita e Bashkuar deklaroi se nuk njeh miratimin e ndryshimeve kushtetuese të njëanshme dhe se ato nuk janë të detyrueshme për të.

Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët, në një deklaratë për median e konsideroi një akt të paprecedent në 30 vjet, dhe theksoi se asnjë makinacion i Edi Ramës nuk e ndan dot koalicionin e opozitës së bashkuar dhe se as fitoren e tyre para shqiptarëve.

Votimi i sotëm, tha Basha, ishte akti i fundit që tregon se koha e Ramës po mbaron.

Basha: Kurrë më parë nuk është ndryshuar Kushtetuta në mënyrë të njëanshme në 30 vjet pa konsensusin e opozitës. Rama kërkon të marrë peng Shqiërinë për të shpëtuar veten e tij, kërkon të marrë peng të ardhmen europiane për të shpëtuar karrigen e tij. Nuk do t'ja dalë. Akti i sotëm është treguesi i fundit se Rama e di që koha e tij po mbaron. Ndryshimet e njëanshme pa konsensusin e opozitës në shkelje të 5 qershorit janë të prapranueshme, nuk janë të detyrueshme për opozitën dhe aq më pak për qytetarët shqiptarë.

Atyre që kërcënojnë të na kthejnë në të shkuarën e partisë, u themi se do të vazhdojmë betejën për mbrojtjen e demokracisë, për të mbrojtur votën e lirë dhe për të fituar zgjedhjet me shqiptarët bashkë. Fuqia jonë është te vota dhe mbështetja e qytetarëve, opozita e bashkuar do ta sjellë ndryshimet sado të përpiqen të manipulojnë sistemin, kualicionin e madh të shqiptarëve nuk e tjerësojnë dot. Qëndrojmë të bashkuar dhe flasim njëzëri. Kur të vijë dita e zgjedhjeve në Shqipëri do të vendosë vetëm vullneti i popullit shqiptar.

Ndërsa la selinë blu pas takimit me Bashën, Monika Kryemadhi, deklaroi se Rama do të bjerë vetë në gropën që mendon se u ka hapur kundërshtarëve të tij politikë.

Basti i Kryemadhit: PS, në rastin më të mirë me 40 deputetë. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ndryshimet Kushtetuese me 106 vota pro dhe 10 kundër.

Nga ana tjetër 6 deputetë nuk morën pjesë në votim, tre për arsye shëndetësore. Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë.

Opozita tha se do të vijojë betejën për demokracinë dhe nuk do te nderpresë marrëdhënien me këshillin politik.

https://youtu.be/Uoz8CZa-Xpk


Vendi Lajme lulzim basha Politikë ndryshimet kushtetuese nderkombetaret

EMISIONET