Ndalimi i dialogut me Serbinë, Demhasaj: Nuk ka lidhje me aktakuzat. S'mund të stopohet pafundësisht
Ditën e sotme Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi stopimin e dialogut me Serbinë deri në përfundim të çështjes së Gjykatës Speciale në Hagë.
Arton Demhasaj, drejtori i organizatës “Çohu” ka thënë për Ora News se diçka e tillë nuk mund të zgjasë për shumë gjatë, duke shtuar se “duhet të zhvillohet gjithmonë me tendecën që të ketë përfaqësim më të gjerë politik në procesin e dialogut”.
Demhasaj: AAK ka pasur kërkesa që dialogu duhet të stopohet për shkak të ngjarjeve që lidhen me Dhomën e Specializuar. Edhe sot ndërkohë ka pasur një kërkesë nga kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit që ky dialog duhet të stopohet njëherë që të arrihet një kompromis i gjerë politik dhe se si duhet të zhvillohet dialogu që pastaj të fillohet.
Mendoj që dialogu nuk ka lidhje direkte me ngjarjes, sepse ai është direkt kompetencë e kryeminsitrit dhe qeverisë, këtë e ka përcaktuar vetë Gjykata Kushtetuese në një prej aktakuzave që ka nxjerrë vetë. Pastaj nëse tendenca është që të bashkohen të gjitha partitë bashkë dhe të diskutojnë parime të përbashkëta për dialogun, atëherë është në rregull që kjo të stopohet.
Kosova nuk mund ta stopojë pafundësisht dialogun, duke u lidhur vetëm me Dhomën e Specializuar. Ai duhet të zhvillohet gjithmonë me tendecën që të ketë përfaqësim më të gjerë politik në procesin e dialogut.
