Ndahet nga jeta spikeri i parë në historinë e ekranit shqiptar, Kiço Fotiadhi

Ndahet nga jeta spikeri i parë në historinë e ekranit shqiptar,

Tiranë - Kiço Fotiadhi, spikeri i parë i lajmeve në Televizionin Publik ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare. Ai ndërroi jetë në banesën e tij, pasi mesohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Fotiadhi është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë, me motivacionin si "Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtare, gazetar i njohur novator".

Ndërkaq, është mësuar se në nder dhe kujtim të gazetarit të njohur ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe pranë Radio Televizionit Shqiptar.

EMISIONET