Muzikë pas orës 20:00, gjobiten me 1 mln lekë 19 biznese në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Korçë
Vazhdojnë kontrollet dhe gjobat në kuadër të respektimit të masave anti-Covid, kryesisht kundrejt moslejimit të muzikës pas orës 20:00.
Policia ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.
“Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 11 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20.00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht: 7 lokale në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Lezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë.” – njofton policia.
Policia apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
