Muzhaqi: Shqipëria tregoi neglizhencë për riatdhesimin nga kampi Al Hawl, duhet të vepronte shpejt si Kosova

Muzhaqi: Shqipëria tregoi neglizhencë për riatdhesimin nga kampi

I ftuar në RTV Ora, Ergys Muzhaqi, ekspert i sigurisë u shpreh se operacionet për riatdhesimin e personave nga kampet në Siri janë shumë delikate.

Ai tha se shteti shqiptar në riatdhesimit të 4 fëmijëve dhe një gruaja ditën e djeshme ka vepruar në një neglizhencë të papëlqyeshme.

Ergys Muzhaqi:  Të tilla operacionet kanë të bëjnë më një sasi shumë të vogël informacioni dhe përgjegjësia e ruajtjes së këtij informacioni është shumë jetike. Çdo lëvizje trajtohet me sekret dhe rezerva shumë të mëdha, pasi kemi të bëjmë me persona me rrezikshmëri të lartë. Në bindjen time mendoj se do të ketë riatdhesime të tjera. Ka sinjale të mira, për t'i thënë strukturave shqiptare për t'i kthyer në vend dhe më pas për t'i riintegruar në shoqëri.

Për mua shteti shqiptar ka bërë një neglizhencë jo të pëlqyeshme. Duhet të kishin qenë, pavarësisht vështirësive dhe situatave, është dashur që të veprohet më shpejt dhe më të vëmendshëm. Menjëherë sapo Kosova i mori shtetasit e vet, edhe ne duhet të kishim vepruar me shpejtësi me të njëjtat procedura. Me tërheqjen e trupave amerikane dhe me hyrjen e ushtrisë turke, mesa duket janë krijuar edhe këto situatat e vështira ndërkombëtare. Në të tilla negociata dhe hulli besoj se duhet të ketë ngecur edhe shteti shqiptar.

Muzhaqi shtoi se pa marrëdhënie të besuar në terren apo në kamp është e pamundur që të veprohet.

Ergys Muzhaqi:  Pa marrëdhënie të besuar në terren apo në kamp është e pamundur që të veprohet. Besoj se informacioni ka qenë shumë i rezervuar. Nga gjithë grupi personave, gra dhe fëmijë, ndërsa burrat e burgosur janë mbajtur në një vend tjetër, dhe në këtë situatë ka informacioni një grup grash së bashku me fëmijët kanë vendosur që të mos kthehen. Aty tregon se ka një mentalitet ekstremist aty dhe ka një ndikim. Këta persona më së shumti janë evidentuar dhe janë fshehur kur është kërkuar që të merren. Një probleme për këta persona ka qenë edhe dezinformimi. Disa janë dezinformuar se çfarë i pret këtu në vendin tonë. Mund të kenë, sikurse dëgjuam një dëshmi të regjistruar përmes telefonit, që thoshte se nuk do të vijë pastaj do të vijë. Atij i kishin thënë që do t'i vrisnin, që do t'i trafikoni apo do t'i dërgonin në jetimore.

Vendi Lajme shqiperia kosova Aktualitet riatdhesimi kamp al hawl ergys muzhiqi

EMISIONET