Murati: Elbasani qark i paparashikueshëm, Balla e Rama të targetojnë LSI, nuk duan të humbin asnjë votë

Murati: Elbasani qark i paparashikueshëm, Balla e Rama të

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Erl Murati u shpreh se ekziston një perceptim i përgjithshëm se PS është akoma forcë e parë, por nëse ka një qark të papërcaktuar ai është Elbasani.

Murati: Ekziston një perceptim i përgjithshëm se PS është akoma forcë e parë, por nëse ka një qark të papërcaktuar ai është Elbasani. Është një rezultat i paparashikueshëm në këtë qark. Për mua është e pamundur që LSI të marrë 2 mandate.

Nga ana tjetër, do të thoja se është e kuptueshme që Balla dhe Rama të targetojnë LSI-në se pse nuk duan të humbin asnjë votë. Kemi Ramën nga njëra anë dhe të gjithë forcat e tjera politike në anën tjetër. Produkti përfundimtar do ta vendosin shqiptarët pastaj.

Vendi Lajme elbasan Politikë LSI taulant balla rama vota RTV Ora

EMISIONET