Muka: Maska nuk bën mrekulli, Covid-19 mund të lërë pasoja afatgjata te personat e prekur
Për epidemiologun Taulant Muka maska nuk bën çudira apo mrekulli, për të zhdukur virusin Covid-19, por e rëndësishme është ulja e nivelit të infeksionit.
Në një lidhje përmes Skype për ;Ora News;, Muka tha se shqetësim është fakti se virusi mund të lërë pasoja afatgjata të personat e infektuar.
Taulant Muka: ''Duhet bërë e qartë që maska nuk bën çudi dhe mrekulli, nuk është ilaç magjik që e kemi shpikur dhe se tani nuk do kemi më probleme me infeksionin. E kanë treguar vende si Spanja, Franca që edhe pse 60% e njerëzve e përdorin maskën, kemi një rritje të jashtëzakonshme të rasteve. Sidomos kur maskat që përdoren nuk janë të një kualiteti të mirë por janë maska cope, sigurisht që proteksioni vihet edhe më shumë në dyshim. Me të dhënat e deritanishme, fëmijët apo të rinjtë mbi 20, apo 30 vjeç, kalojnë lehtë sëmundjen, por është frika e pasojave afatgjatë. Virusi mund të lërë pasoja, edhe pse mund të mos kesh simptoma, dhe kjo është shqetësim që po e ngrenë shumë shtete sot, sepse mund të ketë prekje të sistemit vaskular. Është e rëndësishme që të kemi ulje të nivelit të infeksionit, dhe të mos lejojmë të rinjtë të infektohen pasi mund të bëhen burim infeksioni për të tjerët.''
Sipas Mukës, duhet të kishter qendra testimi edhe në qytete të tjera, dhe të mos ishte vetëm ISHP.
Taulant Muka: ''Ende sot shteti ka vetëm një qendër që bën testime, ISHP. Nuk kemi qendër tjetër në qytetet e tjera, si Berat, Fier apo Vlorë, që do ndihmonin në gjurmimin e rasteve. Është shumë e rëndësishme në uljen e transmetimit të infeksionit, edhe koha që merr nga tampni derisa del rezultati. Nëse rezultati del pas 3 ditësh, ai person që mund të jetë pozitiv. Lëviz lirshëm dhe për rrjedhojë nuk transferon infeksionin. Duhet të kishte një ekip ektra të specializuar për gjurmimin e rasteve që kishin të targetuar shkollat. Duhet të ishin trajnuar stafet pedagogjike për situatën, dhe duhet të ishin krijuar sistemet e survelancës.''
Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.
