Moti i keq përfshin vendin: Gurë në akset kombëtare e rurale, Tropoja pa ujë

Moti i keq përfshin vendin: Gurë në akset kombëtare e

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në verilindje. Në rrugët kombëtare në vazhdimësi ka pasur rënie gurësh, ndërsa në Tropojë janë dëmtuar rrugët e zonave rurale.

Thuajse i gjithë vendi është përfshirë këtë të martë nga moti i keq me reshje dhe rrebeshe shiu.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë edhe problematika në rrugë, kryesisht në verilindje të vendit.

Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu e sidomos në Bashkinë e Tropojës me intensitet të lartë të shoqëruara dhe me erëra të forta.

Si pasojë e kësaj situate të motit, akset rrugore nacionale vazhdojnë të jenë në trysninë e rënies sē gurëve e dherave.

Në Tropojë, ka problematika kryesisht në akset rrugore bashkiake e sidomos në akset rrugore rurale, ku rruga e Sylbicës është dëmtuar.

Për pasojë, është prishur Ujësjellësi i Tropojës dhe është ndërprerë furnizimi me ujë i popullatës

Probleme ka dhe në aksin rrugor Dushaj-Lekbibaj.

Shtabi i Emergjencave thotë se nga firmat kontraktore është nderhyrē me kapacitetet me mjete e forca, dhe të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit reshjet kanë qenë lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.

Vendi Lajme Sociale moti i keq

EMISIONET