"Mos votoni politikanët që u mbyllin telefonin pasi u marrin votën", apeli i Kryemadhit për 25 prillin
Prej 30 vitesh në politike, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, jep arsyet se pse duhet ti besojnë votën shqiptarët në 25 prill.
E ftuar në emisionin "Tempora" në Rtv Ora ajo renditi karakteristikat e një deputeti të mirë që shqiptarët do të duhet të kenë parasysh kur shkojnë të hedhin votën.
Kryemadhi: Ndryshimi nuk ndodh nga Monika Kryemadhi, ndryshimi ndodh nga qytetarët dhe qytetarët nëse ndihen të varfëruar, ndërsa ndihen të shfrytëzuar, nëse ndihen të kërcënuar të shkojnë dhe të votojnë nga ata që i kanë varfëruar, i kanë kërcënuar dhe i kanë shfrytëzuar. Nëse ka një njeri që ndihet i respektuar, i vlerësuar, që i hap telefonin, le ta votojnë atë politikan.Që i hap telefonin dhe në orën 1 të natës, në 2 të natës, dhe në 5 të mëngjesi, në 10 të paradites.
U përgjigjen mesazheve dhe problemeve të tyre edhe kur nuk ke mundësi t'ua zgjidhësh. Ka politikanë që kanë dëshirë të të suportojnë dhe të solidarizohen me hallin dhe problemin tënd. Votoni këta njerëz që u përgjigjen kur ju keni nevojë. Mos votoni ata të cilët vijnë dhe u marrin votën dhe u mbyllin telefonin dhe u thonë: Nuk kam çfarë të bëj se ta kam blerë votën. Nëse ka njeri që e ndjen veten komod me LSI-në, ata janë të rinjtë dhe të rejat.
Të bëjmë një Shqipëri europiane që të kemi një dinjitet, të mos jemi njerëz që na përbuzin dhe të kemi një kryeministër të pafytyrë si puna e këtij që bën si lypsar por shet Shqipërinë, shet identitetin tonë, integritetin tonë, sovranitetin tonë për tu kthyer në një vrasës të qytetarëve shqiptarë.
Me veprimin e sotëm ai ka bërë tentativë për vrasje në masë.Ajo që ka bërë sot ka qenë gafa e tij politike,. Nga Supermeni që kërkonte të sillte buzëqeshjen u kthye në kërcënimin më të madh duke u thënë shqiptarëve që nëse nuk do të më votoni mua do t'u lë të vdisni.
