Moment emocionues/ 15 vjet në burg për një vrasje që nuk e kreu, shpallet i pafajshëm burri nga Tennessee
Një burrë nga Tennessee është shfajësuar nga një gjykatës që vendosi se ai ishte dënuar gabimisht, pasi kishte kryer 15 vjet për një vrasje brutale.
Shfajësimi i tij do të jetë i pari në historinë e Nashville, që kur Njësia për Rishikim në Davidson County u krijua në vitin 2016, sipas një deklarate nga avokati i Webster, Daniel Horwitz.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Webster u dënua për vrasje të shkallës së parë në vdekjen e Leroy Owens në vitin 1998.
Në dokumente thuhej se Owens ishte në shtëpinë e një shoku kur dy burra me një kamionçinë të bardhë mbërritën në shtëpi dhe filluan të rrahin Owensin, për atë që dëshmitarët besonin të ishte një borxh droge.
Dëshmitarët në atë kohë identifikuan njeriun që vrau Owens si Uebster.
Sipas dokumenteve të gjykatës, disa nga anëtarët e familjes së Owens më vonë u thanë autoriteteve se një nga të afërmit e tij e kishte pranuar vrasjen. Më pas u zbulua se makina ishte në pronësi të atij të afërmi.
Kur një nga dëshmitarët që kishte identifikuar fillimisht Webster-in, pa një fotografi të të afërmit të tij, ajo e identifikoi atë si autorin e vërtetë që kishte parë të kryente vrasjen, e jo Webster.
Kjo solli zhvillimin e seancës për të mundësuar lirimin e Webster nga burgu.
