Mjekët japin alarmin për depresionin, më të rrezikuar ata që vuajnë nga sëmundje të rënda
Tiranë- Një i sëmurë me tumor, një pacient me diabet apo i prekur nga sëmundjet kardio-vaskulare është më i predispozuar të jetë i prekur edhe nga ankthi dhe depresioni si sëmundjet me të shpeshta mendore.
Kjo bashkëjetesë sëmundjesh e bën më të vëshitë që pacienti të diagnostikohet edhe me patologjinë e shëndetit mendor.
Drejtuesja e Shoqatës së Psikiatrisë, Fatime Elezi, thotë se në Shqipëri nuk ka shfira zytrare të pacientëve të prekur me këto sëmundje, por mesatarisht nga shëndeti mendor vuajnë 8-12% të popullatës.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Psikatrisë, Levent Kuey, tha se 40-60% e të prekurve nga probleme të shëndetit mendor nuk e marrin trajtimin e duhur shëndetësor.
Nga ankthi, stresi e depresioni, nuk njeh limite moshe, mund të preken të gjithë dhe pacientët që kanë kërkuar kurimin, adoleshetë, por edhe të moshuar.
Femrat janë më të predispozuara, sidomos kur ato janë shtatzënë, paslindjes por edhe në menopauzë. Mjekët thonë se antidepresivët nuk janë kurues të depresionit, por vetëm e fshehin atë.
Por iu takon edhe mjekëve të familjes të kenë kudes me pacientët e tyre, me medikamentet dhe referimet në autoritetet shëndetësore në rastet kur ka evidenca të tilla.
