Minoritetet, Dule: Rama leksion Beogradit, po s’di ku dhe sa ka në Shqipëri

Tiranë- “Sot, në Shqipëri, ka një minoritet grek i cili nuk ndjen për asnjë çast në jetën e tij asnjë dallim, e jo më pastaj diskriminim, në raport me qytetaret dhe qytetarët shqiptarë, me kombësi shqiptare. E pra, ne shqiptarët duhet të jemi të gjithë krenarë, sepse atë që duam për veten tonë nuk ia mohojmë tjetrit”

Kjo deklaratë e shefit të qeverisë shqiptare në Preshevë është e drejtë dhe parimore, por kurrsesi nuk qëndron sipas kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Në Tonight Ilva Tare, Dule tha se Rama nuk mund të pretendojë të jetë shembull në këtë drejtim, kur Shqipëria është i vetmi vend që akoma nuk ka statistika të qarta mbi pakicat, që sipas tij është baza e çështjes së respektimit të të drejtave të minoriteteve në një vend. Por nuk kurseu dhe rezervat mbi përfaqësimin në nivel lokal e qëndror.

“Në Shqipëri mungon një ligj integral për të drejtat e minoriteteve, duhet sa më shpejt ta miratojë Shqipëria. Nuk kemi marrë ende një përgjigje, gjithmonë në drejtim të BE, jo ndaj nesh. Jemi i vetmi vend që nuk kemi statistika të qarta, kush janë dhe ku jetojnë pjestarët e minoriteteve etnike në Shqipëri.

Si mund të pretendosh si Kryeministër i një vendi se në vendin respektohen të drejtat e minoritarëve dhe je shembull në këtë drejtim, në një kohë që nuk ke bërë alfën. Po u them disa fakte. E dini që në ushtrinë e Shqipërisë nuk ka anjë oficer nga radhët e minoritetet etnik grek, prej vitesh në polici numërohen me gishtërinjtë e një dore, në trupin diplomatik janë një ose dy përfaqësues, po ashtu dhe në sistemin gjyqësor.

Të gjitha statistikat deklarojnë se pjestarët e minoritetit grek u përkasin shtresave më të arsimuara. Në periudhën e qeverisjes Berisha pati një spastrim drastik, sistematik në këto struktura, flasim për pjesën e parë të qeverisjes ’92-’97. Edhe sot me shumë skepticizëm pranohen pjestarë të minoritetit grek në këto struktura. Të drejtat e minoriteteve janë të natyrës mbipartiake.Vitet e fundit janë shënuar hapa pas. Kemi dhe koncepte që nuk janë në trend pozitiv.

Koalicioni me Ramën duket se nuk po funksionon, pasi sipa Dules nuk mbështetet në parimet e sintezës. Por ndërsa në nivel Kryeministror ka ftohje, kreu i PBDNJ-së është i kënaqur nga bashkëpunimi me grupin parlamentar të PS.

Reforma territoriale duket se do të çojë edhe PBDNJ-në në Kushtetuese, nëse kjo e fundit rrëzon kërkesën e PD-së. Nga ana tjetër Dule, thotë se po shikojnë edhe mundësinë e mbajtjes së një referendumi lokal në Himarë dhe në Lukovë për të kundërshtuar variantin qeveritar, qëllimi i të cilit thotë ai, është tjetërsimi i raportit demografik të zones.

4

 

Pjesë nga intervista:

Koalicioni bashkëqeverisës dhe marredheniet me Ramen

Zëvendës.ministri i Jashtëm ka dhënë dorëheqjen, Alqi Puli?

Dule:Ka dhënë dorëheqjen prej disa javësh për arsye të cilat më janë bërë të ditura mua sikurse edhe Kryeministrit. Do të bëhen publike në momentin kur të zyrtarizohet dorëheqja. Ka të bëjë edhe me koalicionin, mënyrën e funksionimit dhe qeverisjen.

Si po shkon koalicioni bashkëqeverisës, ku ju jeni pjesë?

Dule: Besoj se pak rëndësi ka për opinionin. Gjithmonë kam qenë i vlerësimit se në vendin tonë nuk kemi tradita koalicionesh dhe bashkëpunimesh. Aktualisht nuk mund të flasim për një koalicion të mbështetur në parimin e sintezës. Nuk ka asnjë kontakt në rang koalicioni, as në nivel kortezie dhe as institucional.Para zgjedhjeve kryheshin 4-5 telefonata për të konfirmuar pjesmarrjen e çdo kryetari partie të atij koalicioni, ndërkohë që pas zgjedhjeve të 23 qershorit nuk ka pasur asnjë takim kortezie dhe falenderimi për kontributin dhe fitoren. Nuk është thjesht shqetësim si kryetar i PBDNJ-së. Këtë rast të fundit nuk mund ta shpjegoj ndaj dhe rezervohem.Jemi zyrtarisht pjesë e kolaicionit dhe jemi duke debatuar në strukturat tona ku do të merren vendimet përfundimtare.Ndërkohë që në nivel Kryeministri janë këto marrëdhënie, në nivelin e PS, në nivel grupi parlamentar ka një bashkëpunim harmonik dhe respekt reciprok.

Votat e PDIU per reformen territoriale

Ftohja e koliacionit bashkëqeverisës mos ka të bëjë me afrimin e PDIU me mazhorancën?

Dule: Jemi të detyruar të bashkëjetojmë me disa klishe që krijohen në opinion. Është krijuar ideja se PBDNJ ka konflikte politike me ndonjë kryetar partie. Në asnjë rast. Ne kemi një konflikt, ai parimor politik me të gjitha ato ide dhe platforma politike që Shqipërinë duan ta mbajnë peng të fantazmave të viteve më parë. Nëse këtij vendi i shërbehet me frymën europiane asgjë nuk na pengon të bashkëpunojmë me këdo.

Pakënaqësitë tuaja nuk lidhen me faktin se mazhoranca e Ramës është më komode pas votave që mori për ndarjen territoriale nga PDIU?

Dule:Nuk kemi problem kush i dha votat , në parim mbështetëm reformën të parët. Është një kauzë e drejtë. Por kjo u rrëzua sepse humbi moralin që nga momenti që Kryeministri qoftë për një trafik votash në parlament, për aleanca të përkohshme fluide kompromentoi thelbin. Apo qoftë edhe interesa banale të kolegëve deputetë, miq të Kryeministrit në zona konkrete siç ishte rasti i Himarës.

Çeshtja e Himares dhe deklaratat e Rames

Argumentat që ju dha Kryeministri Rama të marra nga Çabej nuk qëndrojnë?

Dule:Ç’lidhje kanë racat, gjuhët, martesat, me ndarjen territoriale? Juve na ktheni në kohën e polemikave kush jam unë, kush je ti? Kjo nuk është frymë europaine. Bashkia e Himarës është drejtuar gjatë 22 viteve të fundit nga PD, PBDNJ, PS. Ajo bukuri, prespektivë është po aty. Nuk kam mbjellë unë dasi në Himarë, janë këto fjalime të Kryeministrit Rama që tentojnë të krijojnë dasi gjasmë patriotike vetëm për tu shërbyer interesave ilegjitime vetëm të një deputeti të tij. Është nonsens kjo që po bëjnë. Aty ka një synim të mbrapshtë, nuk ka një pariëmësi.Aty synohet tjetërsimi i raportit demografik të zonës.

Qendrimi i BBDNJ-se per reformen territoriale dhe Kushtetuesja

9

Reforma është në gjykatën Kushtetuese, nëse nuk e kthen çfarë qëndrimi do të mbani?

Dule: Ne do ta kontestojmë politikisht.Edhe shikojmë mundësinë që edhe nga këndvështrimi ynë që është i ngjashëm me atë të PD dhe jemi në mbështetje, por nuk përjashtojmë mundësinë që edhe ne ti drejtohemi gjykatës. Uroj që Kushtetuesja të nxjerrë një vendim sa më të shpejtë se nuk është nga ato çështje që mund të presë burokracirat e këtij institucioni. Së dyti nuk kemi fajin ne që gjithmonë në zgjedhje shkojmë pa një periudhë të mjaftueshme kohore për ballafaqim platformash. Ndaj dhe produkti është gjithmonë i kontestueshëm. Nga ana tjetër po pregatitemi për një referendum lokal në Himarë dhe në Lukovë. Është bërë në kundërshtim me dispozitën Kushtetuese. Nuk është e detyrueshme ligjërisht të zbatohet vullneti në një referendum të tillë, por duhet të krijojmë një traditë që të merret parasysh dhe në mënyrë institucionale opinioni i shoqërisë lokale.

Bojkoti i opozites

Si ju duket të drejtoni një Kuvend pa opozitën?

Dule: Nuk është aspak situatë e këndshme për këdo. Në ndërgjegjen time gjithmonë bojkoti funksionon në dëm të bojkotuesit.

EMISIONET