Ministria e Drejtësisë , procedim penal mbi gjyqtarin Krasniqi, pas investigimit të "Alarm"

Ministria e Drejtësisë , procedim penal mbi gjyqtarin Krasniqi, pas

Ministria e Drejtësisë çon në KLD dosjen ndaj gjyqtarit Bujar Krasniqi . Pas inspektimit të bërë, nisur edhe nga denoncimi i emisionit “Alarm”, Ministria e Drejtësisë i propozon KLD procedim disiplinor mbi gjyqtarin Bujar Krasniqi. Kjo u mësua nga një shkresë që ministria e drejtësisë ia ka nisur redaksisë së “Alarm”.

Pas verifikimit të shkeljeve në KLD, kjo e fundit i dërgoj praktikën Ministrisë së Drejtësisë, dhe pas kësaj me datë 22.05.2014 është marrë një përgjigjë nga Ministri i Drejtësisë zoti Nasip Naço në lidhje me investigimin e emisionit "Alarm ".

Gjyqtari Krasniqi dënoi me 6 muaj burg Stefan Sinanin i cili kishte bërë një aksident me motor dhe ishte shpallur fajtor sepse nuk kishte patentë për motorin. Por sipas Sinanit motori i tij 50 kubiksh nuk ka nevojë për patentë. Në dosjen e ekspertizës rezulton që motori i Sinanit është 140 Kubiksh (cc). Madje për këtë, avokati i caktuar për Sinanin nuk i kishte vënë në dispozicion dosjen. Këtë fakt ai e denoncio në emisionin “Alarm”.

Duke marrë shkas nga kërkesa e denoncuesit kamera e “Alarm” mori pjesë në seancën e 21 nëntorit për gjykimin e Stefan Sinanit, por gjykatësi Krasniqi ka bërë një sjellje jo korrekte disiplinore e cila diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit në bazë të nenit përkatës të Kushtetutës së Shqipërisë.

Ja letra e dërguar në redaksinë e “Alarm”:

"I nderuar Z. Shkurti

Në lidhje me shqetësimet e ndritura në ankesën e Radio Televizionit " Ora Neës", në emisionin "Alarm" ndaj veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë , Bujar Krasniqi , për shkelje të normave të sjelljes dhe etikës së gjyqtarit , si në kundërshtim me parimin publijk të gjykimit , në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Stefan Sinani ,I akuzuar për veprën penale të "Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt" , parashikuar në nenin 291 te Kodit Penal, janë bërë parashikime të nevojshme .

Në përfundim është konkluduar se , në veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarit nuk janë zbatuar përcaktimet nr. 8 dhe 10 të Kodit të Etikës Gjyqësore mbi detyrimin e gjyqtarit për të respektuar solemnitetin gjatë seancave gjyqësore,dhe detyrimin që sjellja e tij ndaj pjesëmarrësve në seancat gjyqësore , duhet të jetë e paanshme dhe dinjitoze.

Për sa më sipër , Ministri i Drejtësisë , i propozon Këshillit të lartë të Drejtësisë :

"Procedim disiplinopr i gjyqtarit të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë ,Bujar Krasniqi, ngarkimin e tij me përgjegjësi disiplinore për shkelje shumë të rënda dhe akte e sjellje diskretitojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit , parashikuar në nenin 147/6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në nenet :31 , pika 1, pika 2 ;32, pika 1, germa"a",pika 2 , germa "a";33, pika 1 , pika 2. Germa "d". të ligjit nr. 9877,, datë 28.02.2008 " Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar."

Në këtë shkresë kuptohet qartë , se Ministria e Drejtësisë duke u nisur nga investigimi i emisionit "Alarm" , rikthen në KLD , dhe i propozon kësaj të fundit procedim disiplinor mbi gjyqtarin Bujar Krasniqi.

 

EMISIONET