Ministri Kosova: Puna ime nis nga ilaçet në spitale. Shëndetësia nuk njeh ngjyrime politike

Ministri Kosova: Puna ime nis nga ilaçet në spitale.

Mandati i tij si Ministri i Shëndetësisë, është i sigurt për 2 muaj, dhe më jetëgjatë nëse e djathta fiton të drejtën për të qeverisur vendin edhe 4 vitet e ardhshme. Por brenda kësaj kohe, Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova, ka një stategji të vetën për të drejtuar të gjitha institucionet shëndetësore, me përvojën e një drejtuesi në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".

Halim Kosova do ta nisë detyrën që nga problemet më urgjente të shëndetësisë, kur recetat e pacientëve të cilat shkojnë te farmacitë private sepse në spitalet e shtetit nuk ka barna. Ministri Kosova thotë se ky është hapi i parë, mundësia për të marrë shërbimin e duhur dhe ilaçet në spitalet publike.

Drejtues të tjerë të institucioneve të shëndetësisë të cilët ishin mbështetës të LSI dhe kanë vendosur të lënë detyrën, për Z.Kosova ky nuk është qëllim më vete. Shëndetësia, u shpreh ai,  nuk ka ngjyra partiake.

Ministri Kosova tha se shëndetësia ka aq buxhetë dhe aq mbështetje nga qeveria sa të bëhen hapa para, pa premtuar ndryshime të menjëheshme por me dëshirë për të nisur nga fillimi obligime që sipas ministrit, janë për qytetarët.

EMISIONET