Ministri i Jashtëm Francez: Referendumi i Cameron shumë i rrezikshëm

Ministri i Jashtëm Francez: Referendumi i Cameron shumë i

Referendumi i Britanisë për qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian është shumë i rrezikshëm. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm francez Lauret Fabius para vizitës së kryeminsitrit Kameron të enjten në Paris.

Kameron ishte ai që lançoi këtë projekt dhe është vërtetë i rrezikshëm. Ne shpresojmë që Britania të qëndrojë brenda zonës euro për të nxitur reformat që ai thotë se janë të nevojshme në Bashkimin Europian, përfshirë atë të emigracionit. Ne do ta dëgjojmë dhe do të shqyrtojmë propozimet e tij, tha Fabius në një intervistë për randion franceze Inter.

Fabius tha se Franca është në favor të lehtësimit  të funksionimit të bllokut 28-vendesh. Ai tha se pavarësisht se ne kërkojmë një përmirësim të unionit, kjo nuk do të thotë të pajtohemi me shpërbërjen e tij, duke shtuar se britani do të humbë sigurinë e saj nëse vendos daljen nga unioni.

Projekti i kryeministrit Kameron u mbështet edhe nga Mbretëresha Elizabeta II, e cila në në fjalimin e saj përpara parlamentarëve të rinj tha  se qeveria do të miratojë ligjin që do t'i hapë rrugë referendumit për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Ajo mbështeti gjithashtu idenë se referendumi duhet të zhvillohet para vitit 2017.

Ndërkaq kryeministrit Devid Kameron ka nisur turin e tij europian me synimin për të takuar të gjithë liderët e unionit para samitit të BE-së në fillim të qershorit. Ai nuk e ka përjashtuar largimin, por po e përdor këtë mundësi si kartë për të fituar sa më shumë ndryshime.

EMISIONET