Ministeriali i SEECP nis punimet në Tiranë, nuk merr pjesë Mogherini

Ministeriali i SEECP nis punimet në Tiranë, nuk merr pjesë

Nis sot në Tiranë Ministeriali i Proçesit të Bashkëpunimit të vendeve të Europës Jug-Lindore, SEECP, ku bëjnë pjesë 13 shtete.

Takimi i sotëm do të hapet me fjalën e kryeministrit, Edi Rama, ndërsa në përfundim të tij pasdite, do të ketë edhe një deklaratë të përbashkët, për të cilën të gjtha palët kanë rënë tashmë dakort.

Ministeriali u parapri dje pasdite nga disa takime dypalëshe të shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.

Ai firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij malazez, Igor Luksiç, ndërsa u takua dhe me zëvendësministrin e Jashtëm grek, për çështjet europiane Nikolaos Chountis.

Në Ministerialin e sotëm marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Europian, Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane e Letonisë, Zanda Kalnina-Lukasevica, vendi i së cilës ka Presidencën e radhës së BE-së, si dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian Jean Eric Paquet, por nuk do të jetë e pranishme Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federika Mogherini.

EMISIONET