"Mikëpritje me zemër në Kamëz", Kryemadhi: Ndryshimi po vjen, fitorja më e madhe u përket qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2021, 10:49
Pritje entuziaste për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi në Kamëz.
Siç shihet në videon e shpërndarë nga vetë Kryemadhi, qytetarë të shumtë me flamuj dhe makina dolën për të mirëpritur kryetaren e LSI, e cila shprehet e bindur në fitoren e 25 Prillit.
“Mikëpritje madhështore e me zemër për LSI dje në Kamëz. Ndryshimi po vjen dhe përmes kandidatëve të mrekullueshëm të LSI në Tiranë, fitorja më e madhe u përket qytetarëve! #VOTO6 ? #VOTOLSI”, shkruan mbi videon e postuar në Facebook Monika Kryemadhi.
