Meta pret Ambasadorin e Kuvajtit: Shqipëria mirëpret investitorët kuvajtjanë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri z. Najeeb Abdulrahman Al-Bader
Ambasadori Al-Bader i përcolli z. Meta urimet më të ngrohta në emër të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit z. Marzouq Al- Ghanim, me rastin e marrjes së detyrës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Ambasadori Al-Bader shprehu besimin se Kuvendi do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit mes Kuvajtit dhe Shqipërisë .
Kryetari i Kuvendit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Kuvajtin dhe shprehu angazhimin e tij për të intensifikuar shkëmbimet ndër-parlamentare dhe për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Meta shprehu gjithashtu vullnetin për të konkretizuar marrëdhëniet mes grupeve të miqësisë parlamentare dhe theksoi së vëmendje e veçantë i duhet kushtuar zgjerimit të shkëmbimeve njerëzore, tregtare e ekonomike mes Shqipërisë dhe Kuvajtit.
“Shqipëria i mirëpret investitorët e huaj, dhe veçanërisht ata që vijnë nga një vend mik si Kuvajti”,- u shpreh Meta .
Krahas rendesise se ketij takimi, u vu re nje gje mjaft interesante ne foton e publikuar ne faqen zyrtare te Kuvendit, ku Kryeparlamentari Meta i qendroi pike per pike deklarates se bere dite me pare , se do te mbante ne zyren e tij foton e Presidentit Nishani dhe ate te Ismail Qemalit, ndonese ne permasa dukshem te ndryshme.
