Meta kujton meshën e parë: I dha goditje regjimit komunist, ktheu shpresën te besimtarët e populli

Meta kujton meshën e parë: I dha goditje regjimit komunist, ktheu

Presidenti, Ilir Meta, ka përkujtuar 30-vjetorin e Meshës së Parë, si dhe të 4-vjetorin e shpalljes Martirë të Fesë, të 38 Shërbëtorëve të Hyjit.

Përmes një mesazhi në facebook, Presidenti shpreh respektin, mirënjohjen dhe vlerësimin tim për sakrificat dhe kontributin e vazhdueshëm që Kisha Katolike, drejtuesit dhe besimtarët e saj kanë dhënë për përparimin dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Meta: Si sot, në 4 nëntor 1990, me një akt historik e tepër të rëndësishëm jo vetëm për Kishën, Dom Simon Jubani, me një kurajë civile të pashoq i dha një goditje regjimit komunist, me meshën e mbajtur në varrezat e Rrmajve në Shkodër, duke ju dhënë zemër e rikthyer shpresën tek besimtarët dhe populli shqiptar, të privuar në dekada nga liritë e të drejtat themelore.

Presidenti nënvizon se kjo Meshë, e zhvilluar në kushte terrori nga një regjim që po jepte shpirt, riktheu të drejtën e shprehjes dhe lirinë e ndërgjegjes dhe shërbeu si një prelud i ngjarjeve të tjera të jashtëzakonshme, që do të pasonin deri në rënien përfundimtare të dikaturës komuniste në Shqipëri.

Meta: Kjo ngjarje vinte si rrjedhojë e qëndrimit, vuajtjeve dhe martirizimit të klerit katolik në Shqipëri dhe sidomos e kurajës së dëshmuar në veçanti nga qytetarët e Shkodrës, të cilët përherë kanë qenë në ballë të lëvizjeve për demokratizimin e vendit. Lumturimi nga Selia e Shenjtë e 38 Martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri, simbole të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave hyjnore, integritetit e dinjitetit njerëzor dhe idealeve kombëtare, është një tregues i qartë i qëndresës, sakrificave dhe kontributit të vyer që kleri ka dhënë në drejtim të mbrojtjes së lirisë së besimit, përparimit e demokratizimit të vendit tonë.

Pasi regjimi komunist ndaloi fenë, mesha e parë në Shkodër u mbajt me 4 nëntor 1990, dhe falja e parë është bërë me 16 nëntor 1990.

Vendi Lajme ilir meta shkoder Politikë mesha e pare

EMISIONET