Meta kthen në Kuvend ligjin për "Prokurimin Publik": Krijon mundësi për shpërdorim të fondeve publike

Meta kthen në Kuvend ligjin për "Prokurimin Publik": Krijon

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për "Prokurimin Publik".

Sipas kreut të shtetit, ky ligj cenon konkurrencën e lirë, favorizon kompanitë e lidhura me pushtetin dhe shpërdorimin publik.

Sipas tij respektimi i këtyre rregullave do të garantojë efektivitet, efiçiencë dhe mirëpërdorim të këtyre fondeve.

Sipas presidentit, ligji i miratuar nga Kuvendi bie ndesh me parimet e Kushtetutës.

"Duke vlerësuar se ky ligj bie ndesh me parimet e mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, duke krijuar pabarazi në trajtimin e operatorëve ekonomikë, diskriminim të tyre, dhe duke i penguar të ushtrojnë të drejtën për liri të veprimtarisë ekonomike, edhe në raport me mundësinë e hyrjes në marrëdhënie kontraktuale me autoritetet kontraktore, krijon mundësi për shpërdorim të fondeve publike.

Deformimi i konkurrencës shkakton pasoja direkte në cilësinë e mallit/shërbimit të prokuruar, që ka impakt direkt dhe kosto financiare, duke ulur transparencën e administrimit të fondeve publike", thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Presidentit të Republikës.

Arsyet e Kthimit Te Ligjit Nr by Ora News Lajme

Vendi Lajme ilir meta Politikë Lajmi i fundit kuvend dekreti presidenti Aktualitet prokurimi publik

EMISIONET