Meta akuza Kuvendit: Pabesisht, i hoqi të drejtën Presidentit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe prokurorëve të SPAK
Presidenti, Ilir Meta, akuzoi sot Kuvendin për prekje të njëanshme dhe të pabesë të ligjeve të reformës në drejtësi të miratuarta me konsensus.
Një ditë pasi Parlamenti rrëzoi dekretin e tij për kthimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, Meta tha se Kuvendi i hoqi Presidentit të drejtën për të pranuar betimin e gjyqtarit të gjykatës së lartë dhe të prokurorit të prokurorisë së posaçme Antikorrupsion.
Meta: Në të njëjtën ditë ku vëmendja juaj ka qenë e përqëndruar në çështje shumë më zhurmëmëdha Kuvendi mori një akt tjetër që është në kundërshtimme këtë filozofi dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.Përmes këtij ligji kuvendi preku në mënyrë të njëanshme, të shëmtuar dhe të pabesë ligjet e reformës në drejtësi të miratuara me konsensus dhe veproi krejt ndryshe nga çfarë ka rekomanduar Venecia. Përmes këtij ligji Kuvendi i hoqi presidentit të drejtën për të pranuar betimin e gjyqtarit të gjykatës së lartë dhe të prokurorit të prokurorisë së posaçme Antikorrupsion.
Kreu i Shtetit tha se Kuvendi duke hequr detyrimin për tu betuar para presidentit, parlamenti njëpartiak zhbëri mekanizmin e fundit të verifikimit të ligjshmërisë të marrjes së detyrës prej gjyqtarit të gjykatës së lartë dhe prokurorit të SPAK.
Meta: Përmes këtij ligji ky kuvend njëpartiak i ndau gjyqtarët e gjykatës së lartë në tre kategori: Në gjyqtarë që priten të emërohen në gjykatën e lartë dhe nuk kanë detyrim për tu betuar, gjyqtarë që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur dhe do të duhet të betohen jo si tre kolegët e tjerë që janë betuar para presidentit por mund të zjgedhin të postojnë betimin dhe në një copë letër në adresë të KLGJ.
Përmes këtij ndryshimi në ligj krijohet rreziku i shkeljes së integritetit të gjykatës së lartë me disa anëtarë të betuar dhe disa jo. Ndërkohë që gjykata e lartë është kompetente dhe për zgjedhjen e tre anëtarëve të gjykatës kushtetuese . Në këtë mënyrë është cënuar edhe integriteti i një pjese të gjykatës kushtetuese. Si ngritja e gjykatës së lartë ashtu edhe kushtetuese janë dy nga kushtet kryesore të parlamentit europian, të bundestagut dhe vendeve anëtare të BE.
Me këtë ligj kuvendi i ndau prokurorët e SPAK në dy pjesë, në prokurorë që janë betuar sipas ligjit para presidentit dhe prokurorë të tjerë që pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve ligjore nuk kanë më detyrim të betohen për marrjen e kësaj detyre përpara asnjë autoriteti.Parlamenti njëpartiak deligjitimoi procedurën solemne dhe traditën e krijuar të betimit që duhet bërë para një autoriteti që pranohet të jetë përfaqësues i unitetit të popullit, presidenti është i vetmi institucion sipas Kushtetutës e mishëron këtë unitet.
Dekreti nr. 11.444, datë 02.03.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” u rrëzua seancën plenare të 23 korrikut me 12 vota pro, 91 kundër, 11 abstenim.
Meta tregon rolin që do ketë në zgjedhje: Shumë akte dhe disa task forca
Meta: Jam kundër diplomatëve që tallen me kushtetutën dhe kompetencat e mia
Meta, Ramës: Nëse do vij në Këshillin Politik por më fto zyrtarisht, jo me postime në Twitter
Ndryshimet kushtetuese? Meta: Ka vetëm një datë, 5 qershori. 30 korriku është për interesa personale
Meta: Ndryshimet e njëanshme të kushtetutës të papranueshme, përpjekje për të asgjesuar demokracinë
