Mehmetaj: Qyteti i Fierit në 25 Prill do mbështesë angazhimin e brezit të ri në politikë
Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të këtij qyteti.
Mehmetaj u shpreh se banorët aty përballen vështirësitë çdo ditë, duke filluar me mungesën e vendeve të punës, tek infrastruktura dhe arsimi e shërbimi shëndetësor.
Sipas Mehmetajt, besimin se e ardhmja do të jetë më e mirë e ndjen kudo dhe se 25 Prilli do të jetë dita që do të ndajë tranzicionin nga stabiliteti, arrogancën nga përkushtimi e abuzimin nga puna e ndershme.
Mehmetaj: Së bashku me ekipin e LSI Fier kaluam sot mëngjesin me banorë të qytetit. Vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë janë të shumta, duke filluar me mungesën e vendeve të punës, tek infrastruktura, arsimi e shërbimi shëndetësor, ama besimin se e ardhmja do të jetë më e mirë e ndjen kudo. 25 Prilli do të jetë dita që do të ndajë tranzicionin nga stabiliteti, arrogancën nga përkushtimi e abuzimin nga puna e ndershme. Qyteti i Fierit në 25 Prill do mbështesë angazhimin e brezit të ri në politikë, do votojë vajzat e djemtë fierakë që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën e të ardhmen në shtëpitë e tyre.
