Mediu vizitë në Mal të Zi, takon kryeministrin Gjukanoviç dhe homologun

Mediu vizitë në Mal të Zi, takon kryeministrin Gjukanoviç

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, me ftesë të kryeministrit malazez Milo Gjukanovic, zhvilloi një vizitë zyrtare në Malin e Zi. Gjatë kësaj vizite, ministrit Mediu zhvilloi një sërë takimesh me shtetarë të lartë të Malit të Zi, ku spikati takimi me kryeministrin Milo Gjukanovic.

Gjatë këti takimi, kryeministri malazez, i shprehur ministrit Mediu vlerësimet e larta për performancën e qeverisjes në Shqipëri, përshëndeti reformat dhe përpjekjet e bëra nga Shqipëria në rrugën e integrimit evropian, si dhe kontributet për një klimë të stabilizuar fqinjësie mes vendeve të Ballkanit.

Gjithashtu, kryeministri malazez i shprehu ministrit Mediu mbështetjen e qeverisë së tij, si një vend që rrezaton fqinjësi të mirë, për të thelluar bashkëpunimin mes dy qeverive dhe dy vendeve mike, i cili deri tani ka qenë në nivele mjaft të larta dhe mjaft produktive.

Ministri Mediu, duke e falenderuar kryeministrin malazez për pritjen e ngrohtë, fillimisht e uroi atë për fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet e tetorit 2012. Gjatë këtij takimi, ministri Mediu e njohu kryeministrin malazez me prioritet e qeverisjes, si dhe me realizmet e arritura deri tani, duke u ndaluar në mënyrë të detajuar në performancën mjedisore në Shqipëri, e cila përsa i përket anës legjislative, është duke ecur më ritmet dhe standardet e vendeve të BE-së.

Në këtë kontekst, Mediu i shprehu mirënjohjen kryeministrit malazez për gatishmërinë që ka treguar gjithmonë qeverisja e Malit të Zi për të bashkëpunuar në fushën e mjedisit më Shqipërinë, si dy vende kufitare, të cilët ndajnë me njëri tjetrin sfida të përbashkëta, qoftë përsa i përket mbrojtjes së zonave të mbrojtura, menaxhimit të integruar të ujërave, etj, që deri tani janë përballuar më mjaft sukses.

Gjatë këtij takimi u diskuatua edhe për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, siç mund të jetë edhe energjia, qoftë hidro apo eolike, tashmë prioritet absolut i Shqipërisë për t’u kthyer në një superfuqi në Ballkan.

Në përfundim të këtij takimi, kryeministri malazez e siguroi edhe një herë ministrin Mediu, se qeveria e Malit të Zi do të krijojë të gjitha kushtet qoftë teknike, apo me burime njerëzore, që mes dy vendeve, kryesisht në fushën e mjedisit, të mos ketë asnjë pengesë, dhe do të kontribuojë për realizimin me sukses të të gjitha projeketeve ndërkufitare, tepër me interes për mjedisin, në të dy anët e kufirit.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, ministri Mediu zhvilloi edhe një takim me ministrin e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, zotin Branimir Gvozdenovic, ku kryefajala e këtij takimi ishte Liqeni i Shkodrës. Në këtë takim, ku ministri Mediu shoqërohej edhe nga përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mjedisit, por edhe nga ministri Italian i Mjedisit, Ujërave dhe Tokës, zoti Corrado Clini, u diskutua për koordinimin në kuadër të projekteve të përbashkëta duke veçuar atë të menaxhimit të integruar të Liqenit të Shkodrës.

Që të dy ministrat ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit për menaxhimin e integruar për Liqenin e Shkodrës pas përfundimit të projektit të Bankës Botërore, si dhe për ndërmarrjen e masave për vazhdimin e menaxhimit që lidhet me ngritjen e Sekretariatit të Perbashkët të Liqenit të Shkodrës me përfaqësues nga të dy vendet, si dhe me respektimin e rekomandimeve të bëra nga ky projekt.

Në përfundim të këtij takimi mes dy ministrave fqinjë,  edhe ministri italian shprehu dëshirën dhe vullnetin e Italisë për të ndihmuar në këto projekte të përbashkëta.

 

EMISIONET