Me fëmijët merr rrugën nga Gramshi drejt Kryeministrisë, me lot në sy i kërkon Ramës ta ndihmojë
Prej 8 janarit, dy fëmijët e familjes Miraka qëndrojnë të shtruar në spital pas problemeve që kanë shfaqur me veshkat. Sipas prindërve të tyre, ende nuk është përcaktuar shkaku që ka dëmtuar këtë organ jetësor ndaj dhe këtë të hënë i janë drejtuar Kryeministrisë për të gjetur zgjidhje.
Me dy fëmijët e sëmurë për dore dhe bashkëshorten përkrah, Lulzim Miraka i është drejtuar Kryeminitrisë të hënën, pasi e sheh si zgjidhjen e vetme për kurimin e të vegjëlve të tij.
Kryefamiljari thotë se prej janarit nuk ka mundur të gjejë dot zgjidhje në sistemin shëndetësor.
Vajza 12 vjeçare dhe djali 15 vjeç kanë nevojë për transplant veshke, por mospërcaktimi i i saktë i shkaqeve të sëmundjes i rrezikon ata edhe pas transplantit.
Miraka: Më thotë doktori meqë janë fëmijë dhe meqë nuk është përcaktuar nga erdhi sëmundja, ritlansplantohesh. Nëse unë jam veshkën, i bie që pas një viti të gjej një tjetër.
Në bisedën në Kryeministri, Lulzim Mirakës i është premtuar se do ta shqyrtojnë çështjen e tij, por deri atëherë, ata do të vijojnë të qëndrojnë dyerve të spitalit.
Miraka: Më dhanë shpresë se do ta zgjidhin këtë proces, do të interesohen për të gjithë problemet e mia.
Teksa dëgjon fëmijët që kërkojnë ndihmë, babai nuk i mban dot lotët, pak nga lodhja dhe pak nga pamundësia për të vepruar.
Nëna e fëmijëve: Ta vënë dorën në zemër, të na ndihmojnë.
Prej tetë muajsh, bashkë me pasigurinë për jetën e fëmijëve, përballen edhe me vështirësi të tjera.
Miraka: Ika nga spitali se nuk po më jepnin zgjidhje, dy muaj. E kam bërë spitalin shtëpi, po i laj fëmijët me ujë të ftohtë në banjo. Po ju lutem për një gotë ujë të ngrohtë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësis, rastin e familjes Miraka e ka marrë në shqyrtim drejtoria e Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, për ti dhenë një zgjidhje shqetësimit të tyre.
