Mbyllja e laboratorëve të QSUT, Cili: Uroj që asnjë të mos largohet nga puna, është dhe shtet socialist; Muka: Skandaloze

Mbyllja e laboratorëve të QSUT, Cili: Uroj që asnjë të

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e strukturave laboratorike në QSUT duke paralajmëruar dhe largimin nga puna të stafit mjekësor që pak javë më parë u specializua pikërisht për kryerjen  e analizave për koronavirusin.

I përuruar me bujë nga Manastirliu si një laborator i certifikuar që do të rriste kapacitetet e testimit, Ministrja është detyruar pas dy javëve ta mbyllë këtë strukturë me një kërkesë të koncesionarit që ka fituar të drejtën që për 10 vitet e ardhshme të bëhet pronar i të gjithë laboratorëve dhe setit të analizave që do të kryejnë shqiptarët në spitalet publike me një vlerë të jashtëzakonshme prej 95 mln eurosh.

Mjekja, Alma Cili, thotë se shpreson fort që i gjithë stafi që ka kontribnuar prej vitesh të mbetet aty deri në pension.

Cili: Nuk po mbyllet ka ndryshuar administratori. Shpresoj që ata mjekë, infermierë dhe laborantë që kanë kontribuar për vite të mbeten aty deri në pension, kjo është thirrja ime për koncesionarin. Është  e tmerrshme të hidhen në rrugë. Nuk kam informacion çfarë do të ndodhë me punonjësit, do të më vinte keq sikur qoftë dhe një laborant të largohej. Bëjnë një punë kolosale, vetëm ne si klinikë mund të dërgojmë 60 analiza në ditë. Nuk e kuptoj PPP. Çfarë është e publikut është e publikut, këta janë dhe shtet socialist.

Ndërsa epidemiologu, Taulant Muka, thotë se kjo është skandaloze në kushtet që jemi, ku shteti duhet të ishte garanti kryesor i testimeve.

Muka: Është skandaloze. Në kushtet që jemi shteti duhet të ishte garanti kryesor i testimeve dhe për më tepër kur bëhet fjalë për QSUT që përdor laboratorin dhe për kërkim shkencor. Nuk e di cili është vizioni i kësaj qeverie për menaxhimin e Covid.

Vendi Lajme Sociale alma cili laboratoret ne QSUT

EMISIONET