Mblodhi qindra njerëz në sallë, Rama flet për Ermal Mamaqin: Është e patolerueshme

Mblodhi qindra njerëz në sallë, Rama flet për Ermal Mamaqin:

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër shkeljen e masave për parandalimin e Covid-19.

Ai thotë se duke marrë parasysh numrin e lartë të infektimeve do të detyrohet të rritë gjobat për lokalet, baret.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Rama nuk la pa përmendur dhe rastin e Ermal Mamaqit, i  cili grumbulloi dhjetra të rinj në trajnimin e tij në një sallë të mbyllur.

Këtë ngjarje Rama e quan si të patolerueshme, duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi.

"Do të jetë policia e shtetit që do ta imponojë me forcë zbatimin e masave. Natyrisht edhe me të gjitha gjobat përkatëse të cilat do ti rritim. Së shpejti në ditët në vijim do të rritim gjobat për lokalet, baret, restorantet, qendrat tregëtare dhe do të bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave dhe sipas kushteve për abuzim.

Unë e kam shumë mik Ermal Mamaqin por është e patolerushme që të mblidhen një milet,  në atë formë që ndodhi.  Po përmend një emër këtu i bindur që nuk mund të akuzohem se po bëj një goditje selektive aq më tepër në kushtet ku është një personazh i mirënjohur na të gjithë dhe i respektuar nga të gjithë.

Është e patolerueshme, është shëmbulli më i keq që mund të japim kur kemi edhe detyrimin si persona publik që të japim shembullin më të mirë. Lokalet në bllok, lokalet në zona të caktuara në Tiranë dhe jo vetëm në Tiranë, lokalet me më shumë fitime të bëhen vatra ku kërcen Covidi me muzikë, është e patolerueshme.

 Megjithatë edhe njëhere e përsëris, mirëkuptim për të gjithë dhe kjo thirrje është një thirrje për solidaritet për unitet për të mos hapur të çara në një front i cili duhet të jetë i bashkuar ku secili të luajë rolin e vet"- tha Rama.

https://youtu.be/UHxKVMQ8azY

Vendi Edi Rama Lajme Covid-19 Ermal Mamaqi kryeministri

EMISIONET