Mbi 107 mijë fëmijë shqiptarë studiojnë në shkollat italiane

Mbi 107 mijë fëmijë shqiptarë studiojnë në

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Itali renditen në vendin e dytë për numrin më të madh të nxënësve me nënshtetësi të huaj të pranishëm në sistemin shkollor italian.

Ka nisur këtë javë viti i ri shkollor në të gjithë territorin italian me rreth 8 milioë e 920 mijë nxënës të pranishëm në sistemin shkollor jo universitar.

9% e tyre, gati 802 mijë janë nxënës me nënshtetësi jo italiane. Komuniteti shqiptar renditen në vendin e dytë pas atij rumun me numrin më të madh të nxënësve.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor Ministria Italiane e Arsimit ka publikuar Raportin Kombëtar "Nxënësit me nënshtetësi italiane. Mes vështirësive e suksesit", i cili bazohet në të dhënat statistikore të vitit 2014. Sipas këtij raporti janë rreth 107 847 nxënës me origjinë shqiptare që frekuentojnë sistemin shkollor italian duke u renditur në vendin e dytë për numrin më të madh të tyre pas 154 621 nxënësve me kombësi rumune që renditen në vendin e parë.

Raporti i Ministrisë Italiane të Arsimit evidenton faktin se për herë të parë prej vitit 2014 numri i nxënësve me nënshtetësi të huaj të lindur në Itali ka kapërcyer numrin e nxënësve me nënshtetësi të huaj të lindur në vendin e tyre të origjinës.

Fëmijët e të rinjtë me nënshtetësi shqiptare, rumune e marokene janë grupimet më të mëdha të nxënësve në sistemin e mësimëdhënise italiane e të shpërndarë në mënyrë homogjene në të gjithë territorin italian. Ndryshe me c'ka ndodh me disa komunitetet e tjera huaja të përqëndruar kryesisht në zona specifike të Italisë. Janë rreth 490 mijë emigrantë shqiptatrë të rregulltë që jetojnë në Itali duke u renditur të dytët në numër pas komunitetit rumun mes kombësive të huaja të pranishme në Itali.

Gjithmonë sipas Raportit të sapobotuar të Ministrisë Italiane të Arsimit rezulton një shtim i numrit të nxënësve me nënshtesi jo italiane të regjistruar për herë të parë në sistemin shkollor italian të cdo niveli. Janë 30 825 të tillë ndër të cilët 1043 me kombësi shqiptare. Kjo lloj tendence rritjeje justifikohet nga ekspertët si shkak i shtimit të numrit të minorenëve të pashoqëruar në territorin italian e që sipas Konventës Botërore të të drejtave të fëmijve duhet të shkollohen e të pajisen me një leje të rregullt qëndrimi në vendin ku ata emigrojnë të pashoqëruar.

Raporti Kombëtar i Ministrisë Italiane të Arsmit evidenton dhe faktin se fëmijët e emigrantëve janë ndër më të mirët në shkollë. Karakterizuar nga këmbëngulja e vullneti shumë prejt tyre janë ndër nxënësit më të shkëlqyer në sistemin shkollor italian.

Një nga hartueset e Raportit të Ministrisë Italiane të Arsimit, Profesoresha e Sociologjisë në Universitetin Katolika të Milanos për revistën "L'espresso" është shprehur se mjaft prej fëmijve të emigrantëve janë nxënës të shkëlqyer. Nëse brezat e parë të emigrantëve mjaftoheshin të jetonin dhe në situata jo të favorshme, sot brezi i dytë i emigrantëve bëjnë të pamundurën për të arritur mirëqëien kaq të dëshëruar nga prinëdërit e tyre. Për emigrantët shkolla është kanali i parë i lëvizjes sociale e prandaj këta nxënës me origjinë të huaj impenjohen me një këmbëngulje e konstancë superiore në krahasim më shokët e tyre italianë."

Mbi këtë fakt studiuesi Paolo Barabati, njëkohësisht dhe bashkëpuëtor në hartimin e Raportit të Ministrisë Italiane "Nxënësit me nënshtetësi italiane, mes vështirësive e suksesit", për revistën 'L'Espresso" ka shpjeguar se familjet e emigrantëve investojnë shumë në të ardhmen e fëmijve të tyre, besojnë tek shkolla e tek ideja se pikërisht aty nis ngritja sociale, por gjithashtu fëmijët me kombësi të huaj preceptojnë rrugënisjen e tyre shkollore në disavantazh nga shokët e tyre italianë, gjë që i motivon më shumë. Madje me fakte është vërtetuar se në provimet e shkollës së nivelit të parë e të dytë, nxënësit me nënshtetësi jo italiane kanë rezulatet më të mira se nxënësit italianë si në gjuhë italiane ashtu dhe në në matematikë."

 

EMISIONET