"Mbeturinat e Palmiras”, ISIS tregojnë foto nga shkatërrimi i tempullit 2 mijë vjeçar

Foto të reja janë bërë publike nga Shteti Islamik tregojnë shkatërrimin e tempullit 2 mijë vjeçar në qytetin Palmira të Sirisë.

Vetëm një hark i tempullit të lashtë në Bel qëndron ende pas plasjes së eksplozivëve që vunë terroristët dhe e rrafshuan atë.

Fotografitë e publikuara në revizstën e grupit terrorist, janë të parat që tregojnë pasojat e prishjes.

ISIS, që ka shkatërruar tashmë shumë vende antike në Irak, pushtoi qytetin në maj të këtij viti dhe muajin e kaluar vranë edhe arkeologun Khaled Assad, 82 vjeç.

Terroristët gjithashtu vazhduan me shkatërrimin e tempullit Baalshamin dhe hodhën në erë Tempullin më të madh në Bel në fund të gushtit.

E gjithë Palmira, përfshirë 4 varret që ndodheshin jashtë mureve të qytetit antic, janë listuar si trashëgimi botërore nga UNESCO që prej vitit 1980.

2C255FA500000578-3229268-image-a-19_1441888220026 2C257A2800000578-3229268-image-a-28_1441890714612Dabiq ISIS magazine ISIS destroying ancient ruins

2C255FE300000578-3229268-image-a-32_1441890764919

EMISIONET