Mbetet në burg ish-gardisti Fatos Skeja, gjobiti biznesmenin me 100 mijë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2013, 16:49
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Fatos Skejën,i akuzuar për gjobvënie ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan.
Skeja u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi u vërtetua nga hetimet e Prokurorisë se ai i kishte venë gjobë biznesmenit në shumën e 100 mijë dollarëve.
Në burg gjithashtu është lënë edhe bashkëpunëtori i Skejës, Gojart Loci.
Ndërsa të dy personat si Skeja ashtu edhe Loci, gjatë seancës gjyqësore kanë mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.
