Mazhoranca dhe opozita mes Tiranës dhe Vlorës,100 vjetori i gjen të ndarë në festime

Mazhoranca dhe opozita mes Tiranës dhe Vlorës,100 vjetori i gjen

100 vjetori i pavarësisë ka mbledhur të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat shqipëfolëse, por nuk ka mundur të bëjë bashkë opozitën dhe mazhorancën, të cilat vecmas janë bërë pjesë e festimeve në qytetin e flamurit, Vlorën e pavarësisë. Deputeti i PS për qarkun e Vlorës, Arben Malaj, ka ritheksuar për Ora News dhe njëherë faktin se ky qytet mban firmën e aktit të madh që vuri në shina historinë e kombit tone, e si i tille është dhe duhet të jetë kryeqendra e festimeve.

“Për të ndjerë atmosferën në Vlorë nuk është e domosdoshme të ndjekesh të gjithë aktivitetet. Të gjithë shqiptarët kanë ardhur në Vlorë, se Vlora është epiqendra e historisë. Vlora ka pasur një aktivitet të vecantë, ndjenja më fisnike është mirënjohja, bashkia e Vlorës nderoi disa nga personalitetet historike. Ngjarje të tilla, ajo që shihet sot në Vlorë është me rëndësi që populli shqiptar ndihet i bashkuar në këtë festë, e ardhmja e tyre në BE do të krijojë atë krenari kombëtare që shqiptarët e meritojnë. Vlora nesër do të festojë pavarësinë, duke filluar me mirënjohjen e Ismail Qemailit, këtij burri të madh që firmosi të ardhmen e Shqipërisë, nga pikënisja e tij shqiptarët fituan pavarësinë. Vlora e meriton të jetë epiqendra e këtij festimi, shqiptarët natyrisht që mund të gëzojnë kudo që ndodhen”tha ai.

Duke iu referuar mesazhit të sekretares së shtetit amerikan Hilari Clinton për këtë 100 vjetor, Malaj theksoi se pas dasmës së madhe të shqiptarëve na presin detyra madhore, për të përshpejtuar punën në procesin e integrimit, e cila në mënyrë të natyrshme do të cojë dhe në një bashkim kombëtar të shqiptarëve.

“Pas kësaj feste të madhe do të na presin punë të mëdha për ta bërë këtë shtet gjithnjë e më tepër në shërbim të qytetarëve. Që në ditët e parë të 100 vjetorit të ri duhet të jetë një punë e madhe në konsolidimin e një shteti të fortë, për ta bërë pjesë të familjes europiane.Unë i shoh gjithnjë e më shumë shqiptarët të lidhur shpirtërisht. Bashkimi politik është një proces i ndërlidhur me integrimin në BE, sa më shumë ecim në këtë drejtim aq më i mundshëm është dhe ky bashkim” theksoi Malaj.

EMISIONET