Masakra në Kaliforni, djali i regjisorit Rodger autori i vrasjes së 6 persona

Policia në SHBA, ka konfirmuar se personi i cili vrau 6 vetë dhe plagosi disa të tjerë nga sulmi me armë në Kaliforni është 22-vjeçari Elliot Rodger. Sipas policisë, studenti është i biri i një regjisorit të filmave, Peter Rodger.

Gjatë një konference, policia tha Elliot Rodger përpara se të ndërmerrte sulmin me armë pranë Universitetit të Kalifornisë ku vrau 2 vajza dhe 1 grua, kishte vrarë më parë me thikë në banesën e tij 3 persona të seksit mashkull. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti 3 pistoleta.

Pas shkëmbimit me armë zjarri me policinë, Rodger u gjet i vdekur brenda automjetit të tij i cili u rrëzua, ai u gjet me një plumb në kokë dhe mendohet se ka vrarë veten. Në një konferencë për shtyp pas ngjarjes teksa jepte detaje për vrasjet macabre, sherifi i kontesë Santa Barbara, Bill Brown e përshkroi atë si një ngjarje e incident kaotik, me disa skena krimi.

Hetuesit janë duke analizuar për vërtetësinë e një video në YouTube, në të cilën një i ri që e identifikon veten si Elliot Rodger, i ulur në një makinë thotë se do të marrë hak kundër njerëzimit. Sipas policisë autori i sulmit dyshohet se vuante nga probleme mendore.

sg/oranews online/

EMISIONET