Marjana Kondi feston ditëlindjen, Edi Rama i bën dhuratën simbolike
Aktorja e mirënjohur Marjana Kondi ka festuar ditën e sotme 60 vjetorin e lindjes. Krahas urimeve të shumta që ka marrë, ajo që i ka tërhequr vëmendjen ka qenë surpriza që i ka bërë kryeministri Edi Rama
Ka qenë vetë Marjana që e ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, duke e falenderuar dhe shprehur mirënjohjen.
“Mirënjohje dhe falenderime Z. Kryeministër që në ditën time të lindjes 60-ta ,të më respektojë me një dhuratë simbolike si shenjë vlerësimi për kontributin tim në skenë dhe në kinematografi ”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqet me shishen e verës në duar.
