Maradona nderohet edhe në "Loro Boriçi", nis me një minutë heshtje Shqipëri-Qipro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2020, 14:18
Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Diego Armando Maradonës ndeshja eleminatore mes Kombëtares shqiptare të femrave dhe Qipros.
Sfida e luajtur në "Loro Boriçi" nisi njësoj si të gjitha ndeshjet në mbarë botën.
Kujtojmë se legjenda argjentinase e futbollit u nda nga jeta ditën e mërkurë, në moshën 60-vjeçare, pas një ataku kardiak.
