Maliqi në Kuvend i zbulon Gjonajt skandalin në burgje: Dy police denoncuan abuzuan seksuale nga eprorët
Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një denoncim të fortë sot në Kuvend ku ka thirrur për interpelancë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Maliqi tha se Drejtori i Përgjithshëm I Burgjeve nuk është në varësi të saj vetëm në 19 muaj nga emërimi ka kryer 250 komandime.
Gjithashtu denoncoi se skandale per abuzim seksual nga eprorët.
“Çfarë ndodh te Burgjet zonja ministre?? Se më kanë thënë që kur keni vajtur për ta takuar të ka thënë sekretarja, më fal por drejtori po flet me kryeministrin. Këta janë drejtora që kanë lidhje me oligarkët dhe kryeministrin. Drejtori i përgjithshëm nuk të pyet fare, s’kanë ndodh më parë këto skandale, greva.
"Ta thashë këtë që drejtori i përgjithshëm i burgjeve nuk të pyet farë.
250 emërime në burgje që nga nëndrejtori i përgjithshëm. I hoqën drejtorët, drejtorin, mikun e Majkos, miku Qefalisë që bënin fushatë aty, i hoqën që të bëjnë çfarë t’i dojë kokrra e qejfit.
Pra hoqi disa drejtorë të tjerë, me qëllim për ta pasur nën kontroll sistemin e burgjeve, madje të bëjë edhe sfilitë mode. Apo doni ndonjë foto t’ua publikoj këtu. Këto janë skandalet. Apo doni ndonjë foto t’ua publikojë këtu.
Janë dy police që i kanë vajtur në zyrë këtij drejtorit barkderr dhe e kanë denoncuar për abuzime seksuale me eprorët e tyre, dhe ky ça bën, i çon në detyra të vështira.
Nuk kanë të mbaruar. Marrim burgun 302 ish zëvënësin e vëllait të tij, nuk e di ça e ka Vasilika, Engjëllushin por e ka hequr për shkelje të rënda."
