Malaj: Pas rënies së sistemit prisnim ndryshim të menjëhershëm, por realiteti ekonomik ishte i ngadaltë

Malaj: Pas rënies së sistemit prisnim ndryshim të

I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, ish-Minstri i Financave Arben Malaj, tha se ishim i vetmi vend pas rënies së komunizmit, të cilët shkatërruam investimit fizike të asaj kohe.

Malaj u shpreh se, të gjithë prisnim që ndryshimi të ishte i menjërhershëm, por realiteti ishte i ngadaltë, sepse ekonomia ka rregullat e saj.

Arben Malaj: ''Ne nuk kishim themelet institucionale. U prishën edhe investimet fizike, që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Ne e kishim pranuar që ishim vendi më i mbyllur, dhe mbyllja e madhe bëri që shpërthimi të ishte më i madh. Të gjithë prisnim që ndryshimi të ishte i menjëhershëm. Ajo që ndodh në politikë është që shumë e vështirë, është raporti midis pritshmërisë dhe realitetit. Ishin pritshmëritë shumë të larta, realiteti ishte i ngadaltë, dhe zhgënjimi ishte i madh. Ekonomia ka rregullat e saj dhe ecën me shpejtësi brenda kuadratit që ka ambjenti shoqëror, ekonomik i një vendi.''

https://youtu.be/V7gpOcm_GlA

Ekonomi Lajme arben malaj ekopolitike

EMISIONET