Makina shkumbohet nga zjarri në aksin Levan-Ura e Mifolit, si shpëtuan drejtuesi me pasagjerin (PAMJET)

Një automjet u shkrumbua nga zjarri  pasditen e sotme ndërsa mori flakë në ecje e sipër.

Ngjarja u regjistrua në aksin Levan- Ura e Mifolit. 

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit tip "Reno" me targa AA001DM dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë mundur të dalin në kohë nga makina, duke shpëtuar pa lëndime.

Menjëherë është njoftuar reparti zjarrfikës, por makina është shkrumbuar  e gjitha.

Edhe pse dyshohet për një defekt në pjesën e motorit, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Informacioni paraprak i policisë

Sot rreth orës 17:50, aksin rrugor Fier-Vlorë, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip "Reno" me drejtues shtetasin A.X., 28 vjeç, banues në Novoselë, Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vendi Lajme fier Lajmi i fundit Kronike digjet makina

EMISIONET