Lume droge drejt shtetit helen, sekuestrohen 310 kg marijuanë, vinte nga Shqipëria
Policia greke ka sekuestruar brenda pak orëve 310 kg drogë që vinte nga Shqipëria. Në Artë policia greke arrestoi një 24–vjeçar nga Shqipëria, i cili ishte paguar për transportimin e 213 kilogramë me automjetin e tij drejt Athinës. Makina që drejtohej nga 24-vjeçari shqiptar vinte nga kufiri Gjirokastër-Janinë.
Ndërkaq policia helene në një tjetër operacion ka sekuestruar 97 kg kanabis në një furgon,e cila ishte e ndarë në 90 pako. Lënda narkotike u kap në aksin Athinë-Evzonon, ndërsa policia ka mundur të arrestojë një 37-vjeçar, pasagjer në furgon, pasi vetë drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari shqiptar ka mundur ti shpëtojë policisë, duke u arratisur.
