Lot gëzimi për familjen shqiptare, Islanda i jep nënshtetësi
Një nga familjet shqiptare që u dëbuan nga Islanda pak kohë më parë ka fituar nënshtetësi islandeze.
Më 11 dhjetor të këtij viti, “Iceland Monitor” raportoi për familjen Pepo me një fëmijë të sëmurë, që ishte nxjerrë në mes të natës nga policia dhe ishte dërguar në aeroport .
Por punëdhënësi që ndihmoi familjen shqiptare gjatë kohës që ata qëndruan në Islandë, Hermann Regnarsson, aplikoi për shtetësi në emër të kësaj familjeje. Ditën e djeshme (19 dhjetor) qeveria islandeze i ofroi kësaj familje nënshtetësinë.
Ragnarsson foli me familjen nëpërmjet një përkthyesi në Skype: “Më vjen keq t’ju them që qeveria islandeze e kishte shumë të vështirë të merrte një vendim për këtë çështje, por megjithatë ata e morën një të tillë dhe do t’ju ofrojnë nënshtetësinë islandeze”.
Familja Pepa, djali i të cilës vuan nga fibroza kistike (çrregullim i trashëguar multisistemik, që karakterizohet nga një bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, mangësi në tretje), shpërtheu në lot.
“Tani janë islandezë, jo refugjatë apo azilkërkues. Më duhet të paguaj për fluturimin e tyre, t’u gjej një apartament dhe disa mobilje,” thotë Ragnarsson që ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh për familjen që do të kthehet në Islandë.
[caption id="attachment_641054" align="alignnone" width="640"]
Familja Pepa shpërthen në lot pasi merr vesh lajmin për nënshtetësinë islandeze në Skype[/caption]
• Në video momenti kur policia islandeze nxorri jashte nga shtepia familjen shqiptare Pepo
https://www.youtube.com/watch?v=lylkl9jExE4
