"Lotaria amerikane" 1 mln dollarë shpërblim kush siguron fakte për manipulim të zgjedhjeve
Një politikan në Teksas ka thënë se do të paguajë deri në 1 milion dollarë për këdo që ka informacion rreth mashtrimeve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
“Sinjalizuesit dhe informuesit duhet t’i dorëzojnë provat e tyre të zbatimit të ligjit vendor”- tha Guvernatori i Lt i Teksasit, Dan Patrick në një deklaratë.
“Kushdo që siguron informacion që çon në një arrestim dhe dënimin përfundimtar të vjedhjeve të zgjedhjeve do të paguhet një minimum prej 25 mijë dollarëve”-shtoi ai.
Donald Trump refuzon të pranojë fitoren e parashikuar të Joe Bidenit duke hedhur pretendime të pabazuara për mashtrim.
Prokurori i përgjithshëm amerikan, Ëilliam Barr ka lejuar prokurorët federalë të hetojnë parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet presidenciale.
Patrick tha se po ofronte paratë, të cilat do të vinin nga fondet e fushatës së tij, për të “mbështetur” Trumpin në atë që ai tha “angazhimin e tij për të siguruar që çdo votë ligjore të numërohet dhe çdo votë ilegale të skualifikohet”.
Trump nuk ka paraqitur ndonjë provë të mashtrimit të gjerë zgjedhor, e cila është shumë e rrallë në SHBA.
