"Liza në botën e çudirave", pas 150 vitesh, adhuruesit citojnë frazat më të famshme

"Liza në botën e çudirave", pas 150 vitesh,

Teksa përralla e shndërruar ndër vite në film apo libra të ndryshëm ka festuar 150 vjetorin e krijimit, lexuesit e rregullt të kulturës, kanë ndarë edhe disa nga momentet më të këndshme të përrallës së dashur.

"Nuk ka kuptim të kthehesh pas, sepse dje unë kam qënë një njeri krejt tjetër".

"Këtu ne jemi të gjithë të çmendur. Unë jam e cmendur. Ti je i cmendur. Si e di që unë jam e cmendur? Tha Liza? "Ti duhet të jesh" tha macja ose ndryshe nuk do të kishe ardhur këtu.

"Nuk mund ta shpjegoj vehten, jam e frikësuar zotëri" tha Liza. "Sepse nuk jam vetvetja, ti e sheh".

Këto janë thëniet dhe momentet që cdo adhurues i Lizës i ruan në kujtime, e në fakt vetë autorja ka vecuar 280 thënie.

Kjo është historia e ëndrrës së Lizës që ka ndodhur kohë më parë, në një ditë të nxehtë vere.

Një ëndërr nga Bota e Çudirave, ku Lepuri i Bardhë vesh doreza dhe Vemja pi cigare me llullë... ku Kapelebërësi i çmendur pi gjithnjë çaj me Lepurin e Marrë dhe ku Mbretëresha Kupë urdhëron t'u priten kokat të gjithëve... Është shumë e çuditshme, por në botën e ëndrrave mund të ndodhë gjithçka.

Kanë kaluar 150 vjet nga botimi i librit klasik për fëmijë "Alice in Wonderland," shqip "Liza në botën e çudirave", e shkrimtarit anglez Lewis Carroll. Për një shekull e gjysëm, ky libër i ka mrekulluar fëmijët në mbarë botën, duke pasuruar dhe nxitur imagjinatën e tyre. Libri është përkthyer në 65 gjuhë të botës dhe ai ka shërbyer si bazë për skenarë filmash dhe teatrosh për fëmijë.

Libri i Lewis Carroll tërhoqi pas vetes shumë fëmijë kur u publikua në vitin 1865, dhe meqë u bë tejet popullor u përshtat dhe në teatër.

Ndërsa në ditët tona, ai libër është bërë edhe pjesë e industrisë së filmit.

/Oranews.tv/

EMISIONET