Listat? Artan Fuga: Shumë kandidatë me staturë lokale, të shpërndarë sipas origjinës fetare të familjeve të tyre

Listat? Artan Fuga: Shumë kandidatë me staturë lokale, të

Profesori i njohur Artan Fuga erdhi mbrëmjen e 18 marsit 2021 me një analizë filozofike të listave të kandidatëve pë deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Në një lidhje me Skype, me emisionin "Politikon", ne RTV Ora profesor Fuga shprehu shqetësimin se ende nuk e kemi mbaruar fazën e Rilindjes së vërtetë Kombëtare të unicitetit kombëtar.

Madje tregoi dhe një leksion të rëndësishëm që shpesh ua shpjegon studentëve në auditore dhe që në këtë rast besojme se është e vlefshme për votuesit.

Alfred Lela: A janë alternativë partitë e vjetra apo të rejat? A kemi shpresë më 25 prill për ndonjë zhvillim të ri?

Artan Fuga: Ka një ndryshim, sepse në fund të fundit, PS premton se do të vazhdojë kështu siç është me këto parametra ekonomikë, social, kulturorë e financiar të menaxhimit të territorit. Nuk e shikoj të kthejë kokën prapa e të thotë çfarë ka ecur, çfarë ka dështuar dhe çfarë do riparohet.

Nuk ka një thyerje. I premtohet elektoratit që janë të kënaqur, të njëjtën gjë, dhe të pakënaqurit do të kenë të njëjtën gjë.  Ky është perceptimi i asaj partie e zotit Kryeministër, i cili në të drejtën e vet mendon se për këtë ka mbështetje e do të ketë mbështetje.

Nga ana tjetër, ka premtime e artikulime për thyerje e ndërprerje të ndryshme. Këto ndërprerje kanë dy karakteristika:

  1. Janë ndërprerje për cështje themeltare. Thuhet se nuk do të tolerojmë më të vidhet me tendera. Kjo është shumë e mirë.

2 Por a ka një ofertë për emancipim të shoqërisë? Këtë nuk e shikoj ende. Ka një propozim nga krahu opozitar për normalizim të shoqërisë, por nuk shoh një propozim të emancipimit të saj.

Kjo është fazë e tanishme. Faze e dytë është marrja e pushtetit, e cila jo medoemos është vazhdimi i retorikës që kemi tani: sepse këtu jemi në fushatë elektorale dhe jemi për të marrë vota, dhe pasi merren votat nis një etapë e re. Por dhe se mund të ndodhin ngjarje që pështjellojnë tërë parashikimin.

Alfred Lela: A është gati peisazhi politik për të thyer tabunë e dy mandateve. Duket sikur Rama, ashtu si Berisha me ngulm në 2013, synon të thyejë këtë tabu e të marrë mandat të tretë. Kjo a është e mundur dhe a është e duhura?

Artan Fuga: Ne për të ardhmen bëjmë një gabim të madh. Gjykojmë nisur nga e kaluara. Në të ardhmen mund të ndodhin gjëra që e kaluara nuk i ka parë ndonjëherë me sy. Këtë ia kam shpjeguar studentëve.

Askush të mos shkojë me mendimin që po i jep të tjerëve një argument duke menduar të ardhmen nisur nga e kaluara.

Alfred Lela: Profesoret Agron Gjekmarkaj e Mark Marku janë në listat e PD-së, A është ky një lajm i mirë për listat e parlamentit te ardhshëm?

Artan Fuga: Padyshim.

Alfred Lela:  A mund të ndodhë që në vend që ata ta bëjnë politikën si vetja ti bëjë politika ata si veten.

Artan Fuga: Intelektuali ka një mospërputhje parimore me politikën, sepse intelektuali ka dramën e madhe, se përderisa është intelektual, mendon gjëra që të tjerët nuk e kanë përdetyrë, ndofta nuk kanë kohë ose mjete për t’i menduar. Intelektuali është në minorancë gjithmonë, ndërsa politikani gjithmonë në shumicë.

Alfred Lela: A keni marrë një ofertë për të qenë në lista? Kam dëgjuar zëra mediatiko politik që e keni marrë dhe e keni refuzuar

Artan Fuga:  Ta kalojmë këtë, është e komplikuar pak.

Alfred Lela:  Si tu dukën listat e të dy krahëve?

Artan Fuga: Do mendimin tim të vërtetë.

Alfred Lela:  Patjetër

Artan Fuga: Unë shoh tek listat figura shumë të mira, që janë taman me statusin e një deputeti, por ka dhe një numër shumë të madh që kanë një staturë lokale dhe nuk mund të ngrihen ashtu siç janë për të shkuar në parlament në një staturë kombëtare. Nëse ata mund të jenë shumë të mirë këshilltarë bashkiakë, e shoh me dyshim si mund të jenë ligjëvënës  që të votojnë ligje apo të jenë në komisione për integrimin europian ,të sigurisë etj.

Alfred Lela:  Profesor ne e dimë çfarë do të ndodhë. Do të votojnë siç thotë kryetari, siç ka ndodhur në të shumtën e herëve.

Artan Fuga: Pjesa më e madhe mund të jenë njerëz shumë të ndershëm e shumë të mirë që mund të avancojnë përpara me kalimin e kohës, por një deputet zgjidhet për atë që ka bërë jo atë që do të bëjë. Nuk mund të thuash se unë tani dua të rinovoj skuadrën time, pasi jam unë që votoj e jo ti.

Mua më kërkohet të jap votën me besim. Pse? Sepse më thonë, që këta që janë zgjedhur nga baza, apo organet e partisë, janë ngritur që andej dhe unë nuk i njoh e nuk i di. Këtu ka një ves të madh politika. Psh: X zgjidhet në Pukë apo Ersekë, atje votohet. Por kur vjen këtu ai ka vetëm staturën lokale ndërsa në Parlament ndodhet përpara dosjeve të strategjive kombëtare.

Mënyra si kandidatët vendosen sjell një lloj diferencimi territorial regjional fetar. Po të shikosh shpërndarjen e kandidatëve ata janë të shpërndarë sipas origjinës territoriale. Ajo që është e rëndë shumë, ështe se janë të shpërndarë sipas origjinës fetare të familjeve të tyre.

Unë pyes e kemi kaluar apo s’e kemi kaluar Rilindjen e vërtetë të shekullit XIX që fliste për komb, apo ne do të ndërtojmë një parlament që bën politikën kombëtare që e ka marrë legjitimitetin mbi bazat territorial e identitaro fetaro kulturore. Ky është problemi.

Pyetja jote është politika shqiptare ndërtohet mbi unifitetin e kombit apo thellon ndarjen politike territoriale krahinore? Ne jetojmë sot në jë opinion të përçarë shumë rëndë me steriotipe dhe me stigma të natyrës territoriale fetare që ndokujt as nuk ia pret mëndja sa të thella janë.

Më duket që ne kemi iluzionin se jemi në fazën e post Rilindjes kombëtare shqiptare, sepse atë unicitet që u krijua në shekullin XX, e krijoi monarkia e Zogut me një përqëndrim të pushtetit që bëri, dhe me ndrydhjen që ushtroi diktatura mbi shoqërinë duke e mbajtur të lidhur atë.

Në momentin që këto u çliruan ne po manifestojmë çarjen të rënda. Ne ende nuk e kemi mbaruar fazën e Rilindjes së vërtetë Kombëtare të unicitetit kombëtar.

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit artan fuga zgjedhje 2021

EMISIONET