Nuk deklarojnë pasurinë 35 zyrtarë të shtetit, Xhuka: Raporti në Kuvend
35 zyrtarë të shtetit shqiptar nuk kanë deklaruar pasurinë e tyrë brenda afatit pranë Inspektioriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Për këtë arsye ky institucion ka marrë masa administrative, duke i vendosur gjoba për vonesat.
Ndërsa 217 funksionarë të tjerë publik nuk kanë dorëzuar deklaratën e cila vërteton burimin e të ardhurave. Kryeinspektorja ,Zana Xhuka, u shpreh se verifikimet janë ende në proçes dhe shumë shpejt parlameti do vlerësojë raportin e çuar nga ky institucion.
Ndërsa e pyetur mbi denoncimin publik të stafit të ILDKP-së se Xhuka abuzonte me vartësit e saj, ajo u shpreh se kjo është letër anonime.
Ndërsa zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme thuhet se deri tani nga ILDKP nuk asnjë kallzim për zyrtarë dhe funksionarë të shtetit.
