Lionel Messi futbollisti me vlerën më të madhe në tregun e futbollistëve
Me gjithë se Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i vitit duke fituar edhe topin e artë dhe gjithashtu triumfoi me Realin e tij në Ligën e kampionëve , Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti me vlerën më të madhe në merkato.
Sipas një studimi të një prej kompanive që monitoron financat në futboll, lojtari argjentinas vazhdon të ketë një vlerë më të madhe se ai portugez në tregun e futbollistëve. Më saktë vlera e 4 herë fituesit të topit të artë është plot 194 milion euro. Pas tij gjendet rivali i madh Cristiano Ronaldo vlera e të cilit llogaritet të jetë 103 milion euro pothuajse gjysma e vlerës së Messit.
Në vendin e tretë ndodhet sulmuesi më i kërkuar për momentin në merkato Luis Suarez. Uruguajani vlerësohet nga kjo kompani monitoruese me 95 milion euro.
5-shen më të mirë e kompletojnë Eden Hazard i Chelsea-t dhe Neymar i Barcelonës vlera e të cilëve në treg është respektivisht 74 milion dhe 60 milion euro. Në listën e 10 lojtarëve me vlerën më të madhe në treg bëjnë pjesë me radhë Paul Pogba, Gareth Bale, Mesut Ozil, Edinson Cavani dhe lojtari i Bajernit të Mynihut Mario Gotze.
