Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës së Elvis Presley-t
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2023, 22:46
Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, vdiq nga një bllokim i zorrëve, ka thënë zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit.
Bllokimi ishte rezultat i ngjitjeve të shkaktuara nga operacioni për humbje peshe që ajo iu nënshtrua disa vite më parë.
Presley, gjithashtu këngëtare, vdiq pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Kaliforni më 12 janar. Ajo ishte 54 vjeçe. Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes.