"Është çmenduri"/ Performoi në "Super Bowl", Rihanna nominohet 5 herë për çmimin "Emmy"
Këngëtarja e njohur Rihanna është nominuar 5 herë për çmimin ‘Emmy’ 2023.
Artsitja e cila së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë nuk e ka humbur këtë rast duke e ndarë me ndjekësit e saj në Instagram dhe duke i falenderuar ata për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë asaj.
“5 nominime për çmimin Emmy është çmenduri”, ka shkruar themeluesja e ‘Fenty Beauty’ në Instagram krahas disa fotove nga performanca.
“Unë jam shumë mirënjohës për çdo person të vetëm të përfshirë në krijimin e këtyre kujtimeve!”
Mesa duket krijuesja e hitit “Ombrella” dhe producenti i njohur Jay-Z do të marrin në shtëpi një trofe.
Kujtojmë që Rihanna u bë femra e parë shtatzënë që performoi në skenën e ‘Super Bowl’ disa nga këngët e saj, ndërsa gjatë performancës fërkoi barkun me dorë dhe zbuloi se ishte në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë.
Në atë kohë, këngëtarja gjithashtu zbuloi se kjo ishte një nga arsyet kryesore që ajo vendosi të performonte e para në skenë, pasi donte t’i tregonte të voglit të saj se si duket përfaqësimi që ai kur të rritet ta shohë atë.
“Kur bëhesh nënë, ka diçka që ndodh aty ku ndihesh sikur mund të përballesh me botën. Mund të bësh gjithçka dhe Super Bowl është një nga skenat më të mëdha në botë,” tha Rihanna.
Ndërsa shtoi: “Pra, sado e frikshme që ishte… ka diçka emocionuese në sfidën e gjithë kësaj, dhe është e rëndësishme për mua ta bëj këtë këtë vit. Është e rëndësishme për përfaqësimin. Është e rëndësishme që djali im ta shohë këtë.”